top of page
Writer's pictureAlexander Ziso

Tavë me Bamje:

Tavë me Bamje:

PERBERSIT:


1 kg bamje

300 gr mish viçi tul

4 kokrra domate

1 qep të madhe

2 karrota

2 thelpinjë hurdhër

1 tufë me majdanozë

vajë ulliri

kripë dhe piper te zi

pak rigon:


PERGATITJA:

Lani bamjet dhe thajini me një beze kuzhine.Pritini nga bishti dhe vendosini në tavë me pak vaj ulliri.Futini të piqen paraprakishtë në furrën e nxehur më pare në 180°.Munde dhe ti skuqni me por në këtë mënyrë janë më të shëndetshme.


Ndërkohë përgatisim pjesën tjeter.Beni një të çare domateve në krye dhe vendosini të ziejnë për 5 minuta në ujë të nxehtë.Grini imët qepën,karroten dhe hurdhrën.Vendosini të kavardisen me pak vaj ulliri.Prisni tulin e mishi në copa të vogla dhe shtojeni te qepa.Kavardisni bashkë për disa minuta.Kriposeni.Hiqini domateve lëkurën dhe shtypini me pirunë.Shtojini te ena ku eshtë mishi me qepën.Perzijini shtoni majdanozë të grirë imët,pak rigondhe piper të zi.Ulni zjarrin dhe lëreni të gatuhen derisa salca te jetë trashur.


Ketë përberje shtojeni sipër bamjeve.Shtoni dhe 2 gota ujë ose lëngë mishi dhe përzijeni me delikates që bamjetmos prishin formën e tyre.Vendoseni përseri në zjarrë ulni gradacionin në 160° dhe lereni të gatuhen për 20 minuta.


Shërbejeni të ngrohtë


Ju bëftë mirë

14 views0 comments

Recent Posts

See All

Supë magjerica

Recet e postuar nga Apostol Buzopulos Buzi Supe Magjerice Miredita te nderuar dhe respektuar miq dhe mikesha te grupit , Megjithese...

Comentarios


bottom of page