Tavë me fasule pllaqi:
Fasulet, të çfarëdolloji qofshin, janë shumë të mira e të shëndetshme! Ndryshe nga fasulet e vogla, pllaqitë nuk bëhen me lëng por përdorimi I bukës, edhe në këtë rast, thuajse është I pa evitueshëm!
Përbërësit për një tavë balte të vogël:
120 gr fasule pllaqi të ziera më parë
1 qepe të kuqe
2-3 luge gjelle past domateje konservë
2-3 thelpinj hudhër
Vaj ulliri
Kripë, piper
Majdanoz (erëza të tjera sipas shijes)
Përgatitja:
Në një tigan skuqim në pak vaj ulliri qepën e grirë imët me hudhrën e shtypur.
E lëmë deri sa qepa të zbutet dhe shtojmë domatet me faqulet pllaqi. Rregullojmë shijen me kripë dhe piper dhe në fund hedhim erëzat e tjera që kemi zgjedhur. Nëse doni mund të shtoni edhe pak spec djegës.
Comments