top of page
Writer's pictureAlexander Ziso

Tava e Gjakovës.

Updated: Aug 16, 2022

https://www.gastronomiashqiptare.com/ është platformë online për dashamirët e kuzhinës dhe ushqimit të shijshëm. Çdo ditë, stafi jonë ju sjellë receta të reja nga Kuzhina Shqiptare dhe ajo e huaj, receta këto të cilat ju mund t’i përgatitni lehtë në ambientin tuaj shtëpiak.

Tava e Gjakovës.

Një recetë e vjetër dhe specialitet i hershëm i kuzhinës kosovare, tipike e zonës së Gjakovës.

Fantastik në shije dhe e pasur në përbërës dhe vlera ushqyese gjithashtu.

Kuzhina gjakovare është me nam për shijen e saj teksa kërkon mjeshtërinë e amvisave në përgatitjen e gatimeve të ndryshme.

Ju sugjeroj më poshtë recetën e tavës me mish vish viçi e perime e cila kërkon pak durim në përgatitje por shija në fund do të jetë mahnitëse.

Ky gatim shoqërohet me sallata të freskëta të stinës, e sidomos me zahiretë tradicionale siç janë turshitë e ndryshme.



Përbërësit

(Përbërësit më poshtë janë për 5-6 persona)


5-6 thela mish viçi

3 kunguj të njomë

3 patëllxhanë mesatarë

3-4 karrota

4 speca jeshilë

1-2 spec djegës

5-6 kokrra qepë

1 kg domate

7 thelpinj hudhra

Kripë, Piper i zi, Piper i kuq

Majdanoz i freskët

5-6 lugë gjelle vaj ulliri


Përgatitja

Si fillim pastrojmë copat e mishit dhe i vendosim në një tenxhere me ujë. I vendosim në zjarr dhe i lëmë të ziejnë sa të marrin një valë.

Ndërkohë nisim të presim me rradhë të gjithë perimet.

Grijmë qepët përmes një thike të mprehtë dhe i vendosim në një tjetër tenxhere, shtojmë vaj ulliri dhe i vendosim në zjarr duke i kaurdisur.

Në vijim grijmë hollë specin djegës si dhe specat jeshilë.

I shtojmë në tenxheren ku po kaurdisim qepët.

Më pas shtojmë karrotat e grira në kubikë dhe i kaurdisim të gjitha bashkë.

Shtojmë kungulleshkat e prera në kubikë si dhe patëllxhanët duke i kaurdisur të gjithë bashkë derisa volumi i tyre të bjerë.

Ndërkohë, domatet e grira, i kriposim pak, u hedhim pak vaj ulliri, hudhrat, pak piper të zi dhe të kuq, majdanoz të grirë hollë, i vendosim në një tavë dhe i fusim në furrë duke i trazuar herë pas here.

Domatet i lëmë në furrë përreth 30 minuta.

Më pas, perimet i shtojmë në tavën me domate dhe i përziejmë të gjitha bashkë, e provojmë për kripë nëse është në masën e duhur.

Heqim tenxheren e mishit nga zjarri dhe copat e mishit i vendosim në tavë.

Tavës i shtojmë një gotë me lëngun e mishit dhe e fusim të piqet në furrë. Pas pjekjes mund t’i shtoni edhe erëza të tjera të freskëta sipas preferencës.



125 views0 comments

Recent Posts

See All

Supë magjerica

Recet e postuar nga Apostol Buzopulos Buzi Supe Magjerice Miredita te nderuar dhe respektuar miq dhe mikesha te grupit , Megjithese...

Comments


bottom of page