Tave peshku ne furre me perime.
Përbërësit per Tave peshku me perime:
1 peshk
1 kokërr qepë e thatë mesatare
thelpinj hudhër sa të dëshironi
1 kg patate
10-13 kokrra domate
3 karota mesatare
7-8 speca
piper
kripe
vaj ulliri
1 kokërr limon për në fund kur ta servirni
Përgatitja:
I presim zarzavatet në copa të vogla si në foto. I shtrojmë në tavë dhe i marinojmë me kripë, piper dhe më pas vendosim peshkun sipër. E kriposim, i hedhim vaj edhe i mbushim tavën me zarzavatet. Më pas e mbulojmë me letër alumini dhe e lemë rreth gjysmë ore për t’u marinuar. E fusim në furrë dhe e pjekim në temperaturën 200 gradë Celsius deri sa të bëhet (kjo varet nga furra juaj për kohën që do ta lini).
Mbasi e kemi nxjerrë nga furra e spërkasim me lëngun e limonit dhe e servirim.
Comments