top of page

Tiramisu me mollë.

Writer's picture: Alexander ZisoAlexander Ziso

KOHA E PERGATITJES 10 MINUTA.

Mollët qërojini e pastaj pritini.Vendosini në një tenxhere bashkë me lëngun e limonit, sheqerin kafe dhe afro 35 ml ujë. Ziejini për afro 10 minuta duke i përzier vazhdimisht.Djathin mascarpone, qumështin, sheqer vaniljen dhe sheqerin pluhur miksojini.Lëngun e mollës dhe likerin bëjini bashkë.Në tavën me diametër 5 x 20 cm renditini biskotat.Spërkatini me përzierjen prej lëngut të mollës e likerit e sipër kësaj shtroni mollët e ziera.Sipër mollëve hidhni masën me djathë e sipër saj edhe një rend biskota e këto sërish lyejini me masën me djathë.Në fund, tiramisunë e përgatitur spërkateni me kakao dhe kanellë pluhur dhe para përdorimit lëreni të paktën dy orë në frigorifer.

Ju bëftë mirë.

11 views0 comments

Recent Posts

See All

Σχόλια


  • facebook
bottom of page