top of page
Writer's pictureAlexander Ziso

Βuke e pergatitur ne shtepi.

Updated: Apr 12, 2022

Βuke e pergatitur ne shtepi.

Në këtë periudhë kujdesi ndaj ushqimeve duhet të jetë i shtuar.

Një nga produktet që konsumohet më shumë në vendin tonë është pikërisht buka.

Këtë herë kërkesa ishte për bukën massive, pas disa këshillash nga bukëpjekësit arritëm të gjejmë këtë recetë për ju.


Përbërësit

800gr miell

3 lugë e gjysmë çaji me maja

1 lugë çaji kripë

1 lugë çaji sheqer

4 lugë gjelle vaj ulliri

600gr ujë i ngrohtë


Përgatitja

Për të përgatitur këtë bukë të shijshme fillimisht duhet që të bëni gati brumin e ardhur.

Në një tas të vogël hidhni 160ml ujë të ngrohtë dhe 1 lugë gjelle maja të thatë.

Përziejeni mirë sa kokrrizat e majasë të shkrihen dhe më pas shtoni 200gr miell.

Punojeni brumin derisa përbërësit të lidhen dhe sipërfaqja të jetë e lëmuar.

Këtë brum mbulojeni me qese kuzhine dhe lëreni të pushojë për 30-35 minuta.

Kur të ketë dyfishuar volumin e tij do ta kuponi që është gati.

Në një tas të madh përzieni bashkë miellin e mbetur me kripën dhe sheqerin.


Ndërsa tek uji i mbetur tresni majanë e mbetur dhe bashkoheni me vajin e ullirit.

Kur ajo të ketë shkrirë, ju këshilloj që ta hidhni ngadalë tek mielli.


Punojeni brumin me duar derisa sipërfaqja e tij të jetëe lëmuar dhe e njëtrajtshme.

Tani bashkoni dy brumërat dhe punojini për 10-15 minuta.

Për të pjekur këtë bukë duhet që në fillim të keni ngrohur furrën në 170 gradë.

Më pas derisa brumi të fryhet temperature e sobës duhet të qëndrojë 170.

Pasi të shihni që brumi ka ardhur, rriteni temperaturën në 200 gradë dhe lëreni të piqte plotësisht.

Pasi të jetë pjekur largojeni bukën nga tava dhe lëreni të pushojë në një pecetë.

Pasi të jetë ftohur mund ta prisni dhe ta konsumoni.

Kjo bukë mund të qëndrojë e freskët për 2-3 ditë nëse e ruani në ambient të thatë e pa lagështirë.



44 views0 comments

Recent Posts

See All

Supë magjerica

Recet e postuar nga Apostol Buzopulos Buzi Supe Magjerice Miredita te nderuar dhe respektuar miq dhe mikesha te grupit , Megjithese...

コメント


bottom of page