top of page

Bugace Selaniku:

Updated: Feb 13, 2021

Bugace Selaniku.

Perberesit: per sfoliaten:

400 gr miell

230 ml uje

1/5 lug. supe uthull e bardhe

2/5 lug. supe vaj lule dielli,misri

1 lug. kafe kripe

220 gr gjalp ne temp. dhome


Perberesit per kremin:

600 ml qumesht

130 gr sheqer

5 lug. supe niseshte

1 vanilja

3 te verdha veze


Pergatitja:

Ne fillim do beni kremin qe te jete i ftohte ,kur ta perdorni. Ne nje tas hidhni 1 f. caji qumesht qe te tretni niseshtene. Rrihni te verdhat dhe i lini menjane. Ne nje tenxhere hidhni qumeshtin qe ngeli dhe vereni te ngrohet ne zjarr te mesem. Shtoni sheqerin,vaniljen dhe niseshtene e tretur ne qumesht,duke perzjere vazhdimisht.

Sapo te filloje te lidhet kremi,hiqeni nga zjarri dhe hidhni te verdhat nje nga nje ,duke perzjere. Vereni perseri tenxh. ne zjarr e perzjeni derisa kremi te lidhet mire. Hiqeni nga zjarri e lereni te ftohet. Por mbulojeni ,qe te mos zere cipe.

Pergatisni petet e sfoliates ,sipas recetes qe ju kam dhene ne albumin " Ne kushte shtepie", ose i blini te gatshme. Hapeni peten e sfoliates 60x60cm. Vini ne qender te petes kremin dhe paloseni peten si zarf,duke krijuar nje cope 35x35cm. E vini bugacen ne nje tave te shtruar me leter pjekse. Lyejeni siper me pak gjalp dhe sperkateni me pak uje. Ngrojeni furrin ne 250 grade. Sapo te fusni bugacen brenda,uleni furrin ne 230 grade. Pas 15',uleni ne 200 grade. E lini te peqet gjersa te kuqet siper(afersisht 20').Nxirreni nga furri e lereni te ftohet per 10-15'. Priteni ne copeza me nje thike te mprehte. Pudroseni me sheqer puder e kanelle e servireni te ngrohte.

Ju befte mir.


Kuzhina eshte fantazi,🥣 ne ju japim ide,✨ ju vendosni imagjinaten

dhe shijen tuaj.🍽 (Aleksander Ziso)📢

Ju befte mire!





190 views0 comments

Recent Posts

See All

Comments


bottom of page