Byrek me fasule.
Perbersit
Fasule të përgatitura siç i bëjmë gjellë tradicionale
600 gr miell
2-3 lugë gjelle me vaj ulliri,
ujë, kripë,
PËRGATITJA
Bëjmë brumin, e lemë të pushojë për 30 minuta të mbuluar, më pas bëjmë topa të vegjël, i hapim një nga një me niseshte të tretur, topat e vegjël i bashkojmë tre e nga tre, i hapim në petë të vetme,
gjashtë topa i ndajmë veçantë ku i hapim petët një e nga një. I pjekim në sobë. Pasi kemi shtruar gjysmat e petëve në tepsi të spërkatura me vaj, vendosim tre petë të pjekura, hedhim vaj dhe më pas hedhim fasulet, vendosim tre petët e tjera të pjekura të spërkatura me vaj, më pas vendosim petët e njoma të mbetura, e pjekim 220 gradë për 35 minuta.
Ju bëftë mirë
Comentarios