Byrek me Koçkulla
Përbërësit për 4-5 vetë:
450 gramë koçkulla
800 gramë miell
3 vezë
5-6 kokrra qepë
Djathë
Rigon
Kripë, ujë, vaj apo gjalpë të tretur
Përgatitja:
Vini koçkullat të ziejnë me pak kripë dhe ujë. Përgatisni brumin me miell, pak kripë e ujë, dhe e ndani në kuleçë. Hapni një petë, e vini në tepsi dhe futeni në furrë të piqet. Këtë gjë duhet ta bëni me 10 petë. Në një tigan skuqni qepët, hidhini pak rigon e një lugë gjelle miell. Mund të shtojmë një majë luge salcë domatesh dhe pastaj hidhini te koçkullat e ziera, ku shtoni edhe djathin. Lyeni tepsinë me vaj ulliri ose gjalpë dhe hidhni aty një petë të bërë me 4 kuleçë, të lyer ndërmjet tyre me yndyrë. Shtroni petët e pjekura një nga një duke shtuar përbërjen me koçkulla pas çdo pete. E mbuloni sipër me dy petë të njoma. Në një enë të vogël rrihni një vezë, pak vaj dhe lyeni petën e sipërme, që të jetë e butë.
Piqeni në furrën e ngrohur më parë në 200 gradë celcius, për 25-30 minuta.
Comments