top of page
Writer's pictureAlexander Ziso

Byrek me Qumësht dhe Vezë.

Updated: Feb 13, 2021

Byrek me Qumësht dhe Vezë.

Byreku është një ushqim tradicional i vendeve të Ballkanit, përfshirë Shqipërinë.


Ballkani njihet ndryshe si Vendi i Gjakut dhe Mjaltit, por me dashurinë e madhe që njerëzit e kësaj zone kanë për gatimet me brumë, pa frikë mund të shtojmë edhe Vendi i Byrekut.


Byreku është huazuar nga recetat e Perandorisë Osmane dhe variante të ngjashme ose të ndryshme të tij mund të gjenden në çdo cep të këtij rajoni.


E bukura e byrekut është se çdo vend i Ballkanit i jep këtij gatimi nuanca të rëndësishme të traditës vendase.


I tillë është rasti i Shqipërisë që gatimin e byrekut e ka përvetësuar dhe përditësuar mrekullisht.


Byreku është një nga ato gatime që nuk të zhgënjen kurrë. Atë mund ta hash në çdo kohë të ditës dhe në çdo vend.


Të shumtë janë ata që e nisin ditën me një copë byrek.


Alternativat janë të larmishme: byrek me spinaq, qepë e domate, fasule, gjizë, djathtë, presh, apo qumësht.


Të gjitha kanë veçantinë e tyre dhe të gjithë byrekët janë super të shijshëm.


Përbërësit e byrekut me qumësht

Racionet: 5 ose 6

4 filxhanë çaji miell,

3-4 kokrra vezë

1 pako gjalpë ose vaj ulliri

300gr qumësht

1 filxhan çaji niseshte

pak kripë


Pergatitja:

Si fillim duhen përgatitur petët e byrekut.

Në ditët e sotme mund të përdorni edhe petë të gatshme, por e mira e të mirave është që petët t’i përgatisni vetë.


Hidheni miellin e situr në një tepsi.

Hapni një vrimë në mes të tij dhe hidhni ujë me pak kripë.

Përzierjen e brumit fillojeni nga mesi, duke kombinuar ujin me miellin.

Brumin punojeni me duar për 8-10 minuta.

Pasi brumi të ketë marrë formën e duhur, ndajeni në kuleçe dhe mbulojini me napë të lagur.

Lërini të qëndrojnë për 20-25 minuta.

Më pas hapini kuleçët një e nga një duke i spërkatur me pak niseshte.

Kur petët të jenë hapur sa duhet, piqini mbi pllakën e sobës.

Temperatura duhet të jetë mesatare në mënyrë që petët të mos digjen.

Ndërkohë trazoni qumështin, vezët dhe gjalpin e shkrirë.

Në fund të tepsisë vendosni një petë të papjekur.

Spërkateni me masën e qumështit dhe mbulojeni me një petë tjetër të pjekur.

Spërkatini të gjitha petët një e nga një me masën e qumështit, vezëve dhe gjalpit deri sa tepsia të jetë mbushur e gjitha.

Në fund, mbulojeni byrekun me petën e papjekur.

Lyejeni me gjalpë dhe futeni në furrë.

Lëreni byrekun të piqet për rreth 30-40 minuta.

Pas pjekjes hiqeni nga furra, priteni në copa dhe servireni.

Byreku shoqërohet shumë mirë me një pjatë kos ose gotë me dhallë.


Kuzhina eshte fantazi,🥣 ne ju japim ide,✨ ju vendosni imagjinaten

dhe shijen tuaj.🍽 (Aleksander Ziso)📢

Ju befte mire!




103 views0 comments

Recent Posts

See All

Supë magjerica

Recet e postuar nga Apostol Buzopulos Buzi Supe Magjerice Miredita te nderuar dhe respektuar miq dhe mikesha te grupit , Megjithese...

Comments


bottom of page