top of page
Writer's pictureAlexander Ziso

Byreku me djathë, me petë të gatshme.

Updated: Oct 12, 2021

Byreku me djathë, me petë të gatshme.

Përbërësit

1 pako me petë të gatshme

600 gr djath i bardhë ose gjizë

160 gr gjalp

6 vezë

gjysmë gote ujë

një lugë sodë buke


Përgatitja

Për të përgatitur shpejt këtë recetë ju këshilloj që fillimisht të zgjidhni një tavë drejtkëndëshe pak a shumë sa madhësia e petëve.


Hiqni ndërkohë petët e gatëshme nga paketimi dhe shtroni në tavë dy prej tyre.


Në një enë të thellë thërrmoni me duar të gjithë sasinë e djathit të bardhë dhe hidhni një grusht tek petët e para.


Mbulojeni atë me 2-3 petë të tjera dhe hidhni përsëri një grusht me djathë të thërmuar.


Bëjeni këtë derisa i gjithë djathi dhe petët të kenë mbaruar.


Kujdesuni të ruani 1-2 petë të fundit për të mbuluar byrekun, vendosini ato me kujdes sipër shtresës së fundit të djathit.


Pasi të keni mbaruar priteni byrekun tuaj në katrorë të barabartë me madhësi mesatare.


Ndërkohë në një enë hidhni të gjitha vezët dhe gjysmë gote uji të përzier më parë me një lugë sodë buke.


Trazojini të gjithë këta përbërës bashkë dhe hidhjani byrekut në të gjithë sipërfaqen e tij.


Bëni kujdes t’i shpërndani vezët në mënyrë të barabratë, tundeni pak tepsinë me duar në mënyrë që të marrë shijen e tyre i gjithë byreku.


Në një tigan shkrini sasinë e gjalpit dhe hidheni sërisht sipër byrekut duke vepruar siç bëtë me vezët.


Kujdesuni t’i hapni pak me thikë të carat mes petëve në mënyrë që të kullojë edhe gjalpi.


Sipas dëshirës mund t’a lini tavën 30 minuta në frigorifer në mënyrë që petët të thithin mirë gjalpin dhe vezët.


Futeni më pas të piqet në temperaturën 180 gradë për 25-30 minuta.


Mund t’a konsumoni të ngrohtë ose të ftohtë dhe t’a ruani në frigorifer.





448 views0 comments

Recent Posts

See All

Supë magjerica

Recet e postuar nga Apostol Buzopulos Buzi Supe Magjerice Miredita te nderuar dhe respektuar miq dhe mikesha te grupit , Megjithese...

Comments


bottom of page