top of page
Writer's pictureAlexander Ziso

Flija.

Updated: Oct 12, 2021

Flija.

Për një tepsi të përmasave normale (si ato të byrekut) me fli do ju nevojiten përbërësit e mëposhtëm:

Perbersit.

11 kokrra vezë

550g vaj ulliri

550g qumësht

550g gjalpë

Ujë të vakët

2 kg miell

Kripë, sipas dëshirë


Pergatitja.

Hapi i parë i recetës është përgatitja e qullit me ujë të vakët.

Merrni një enë të gjërë dhe hidhni ujin, miellin dhe kripë sipas dëshirës. Përzijini mirë deri sa të formohet qulli që nuk duhet të jetë shumë i trashë por as shumë i hollë.


Në një enë tjetër, hidhni vezët, vajin dhe qumështin. Përzijini mirë me njëra tjetrën deri sa lëngu të jetë i njëtrajtshëm.


Ndizeni zjarrin duke e rrethuar më gurë. Vendoseni saçin të ngrohet.


Lyejeni tepsinë me pak vaj (një lugë) dhe përhapeni atë. Hidheni qullin dhe shpërndajeni me lugë. Vendoseni saçin sipër saj deri sa të piqet.


Hiqeni saçin dhe vendoseni sërish në zjarr. Lyejeni shtresën e flisë me lëngun e vezëve dhe qumështit dhe mbulojeni sërish me saç.


Këto hapa do të ndiqen me kujdes deri sa tepsia të mbushet me shtresat e flisë, por mos harroni të mbani mend rradhën, pra një herë shtresa me qull dhe më pas lyerja me lënguun e vezëve.


Kur tepsia të jetë e mbushur, vendoseni mbi prush për 5 minuta dhe mbulojeni me saç.


Nxehtësia që e rrethon tepsinë nga lart dhe poshtë do i japë flisë fryrjen përfundimtare. Më pas mund ta prisni me feta dhe ta lyeni me gjalpin e nxehtë.


Padurimi për ta shijuar është i madh por duhet të prisni të ftohet pak.


Më pas mund ta shoqëroni me djathë ose mjaltë, apo ta konsumoni ashtu siç është. Flija mund të qëndrojë në frigorifer për disa ditë.


Recetat për përgatitjen e flisë mund të kenë ndryshime të vogla në varësi të traditës së zonës ku gatuhet.


Flija është një gatim tipik shqiptar me brumë që kërkon shumë punë, mund dhe djersë. Ajo bëhet kryesisht nëpër fshatra, ku është më e lehtë ndezja e zjarrit dhe puna me saç.





215 views0 comments

Recent Posts

See All

Supë magjerica

Recet e postuar nga Apostol Buzopulos Buzi Supe Magjerice Miredita te nderuar dhe respektuar miq dhe mikesha te grupit , Megjithese...

Comentarios


bottom of page