Gnocchi me pesto limoni dhe majdanozi.
Përbërësit:
2 thelpi hudhër e grirë
1 tufë e vogël majdanos e grirë
1 tufë e vogël qëpë të egra të grira, nëse dëshirojmë
2 lugë gjelle fara pishe të pjekura
3 lugë gjelle parmixhano i grirë
lëngu dhe lëkura e 1 limoni
4-5 lugë gjelle vaj ulliri
600 gr gnocchi
kripë, piper i bluar.
Pergatitja.
Për të gatuar gnocchi me pesto limoni dhe majdanozi veprojmë në këtë mënyrë: Përziejmë hudhrën me farat e pishës, majdanosin, djathin, lëkurën e limonit, kripë dhe piper. Shtojmë në fund vajin e ullirit dhe lëngun e limonit. Gatuajmë gnocchi-t në ujë me kripë sipas udhëzimeve të amballazhit. I kullojmë, i përziejmë me salcën që përgatitëm, rregullojmë shijen për kripë po të jetë nevoja dhe i shërbejmë të spërkatura me qepët e egra dhe ekstra parmigiano nëse dëshirojmë.
Kuzhina eshte fantazi,🥣 ne ju japim ide,✨ ju vendosni imagjinaten
dhe shijen tuaj.🍽 (Aleksander Ziso)📢
Ju befte mire!
Comments