top of page
Writer's pictureAlexander Ziso

Gnocchi te freskta me patate Recete profesionale.

Updated: Jan 26, 2021

Gnocchi te freskta me patate Recete profesionale.

PERBERSIT: Per 4-5 persona:


250gr miell


700gr patate


3 kokerr vezë


90gr djathëi grirë Parmigiano Reggiano


kripë


80gr gjalpë


PERGATITJA:


Ziejni patatet, qërojini dhe grijini me rende në trajtë pureje. Hapeni miellin në fomën e piramidës, vendosni purenë e patates dhe vezët . Përziejini të gjitha së bashku.


Me brumin formoni shirita me gjerësinë e një gishti. Pritini në copa me gjatësi 2-3 cm. Në këtë mënyrë ju do të krijoni cilindra të vegjël që ju do t’i shënoni me majat e një piruni, duke i shtypur pak me gishtin tuaj.


Ziejni gnocchi në ujë të bollshëm të kripur. Sapo ata të dalin në sipërfaqe të ujit, kullojini dhe përziejini me gjalpë të mjaftueshëm dhe djathë Parmigiano.



Gnocchi, gjithashtu mund të shërbehen me salcë domatesh, ose edhe më mirë akoma, me domate të vockla të freskëta të cilat duhen skuqur në fillim me gjalpë.


Gnocchi kane menyra te ndryshme te gatuarit, jan te njejta si makaronat te ndryshme, (Ju vini fantazin tuaj)


Këshillë:

Gnocchi janë një pjatë sa e thjeshtë në të gatuar, aq delikate në ”zënien” e brumit. Së pari duhet që ambjenti ku gatuajmë të mos ketë lagështi.



84 views0 comments

Recent Posts

See All

Comments


bottom of page