top of page

Gurabije me gjalp:

Updated: Jan 3, 2021

Gurabije me gjalp:

Perberesit per 30-35 Gurabije:


200gr miell

230gr gjalp pa kripe ne temperature ambjenti

60gr niseshte

30gr sheqer pluhur + 60gr per sperkatje

1 bustine vanilje

pak kripe


Pergatitja:

Bashkojme si fillim ne nje tas te madh perberesit e thate, pra miellin, niseshten dhe pak kripe duke i perziere mire me ndihmen e nje teli kuzhine.


Ne nje ene tjeter, rrahim gjalpin me ndihmen e mikserit elektrik derisa te formohet nje krem i bute dhe me ngjyre te hapur, shtojme sheqerin pluhur, vaniljen, dhe vazhdojme rrahjen derisa e gjithe masa te rrisi volumin e saj.Shtojme se fundi edhe perberesit e thate (miellin, niseshten dhe kripen) dhe vazhdojme perzierjen me dore derisa masa e perftuar te rezultoje homogjene.


Ne kete moment, brumi eshte shume i bute dhe i shkrifet, dhe duke qene se kurabijeve do ti japim formen e sferave te vogla, duam qe kete forme ta ruajne dhe te mos hapen sapo ti vendosim ne furre. Prandaj, brumin e mbeshtjellim me nje leter celofoni dhe e veme ne frigorifer ne menyre qe te forcohet per rreth 1-2 ore.Pasi

ka kaluar koha marim brumin dhe e i japin forma sipas deshires dhe i vendosim

ne nje tepsi te lyer me gjalp.I pjekim ne furre ne temperatur 170 grade per 20-25 minuta varet nga furri dhe nga trashesia e biskotes ...sa me e trashe aq me shume do ne furre, dhe i leme sa te marin nje ngjyre te arte. Pasi ftohen mund ti hidhni sheqer pluhur sipas deshires...



Nje nga dhuratat e shumta qe behen per festat e fundvitit, jane edhe biskotat e bera ne shtepi te paketuara ne menyre te kendeshme te cilat nuk dalin kurre nga moda. Kurabijet qe po iu paraqesim me larte, jane ideale per keto lloj dhuratash, pasi mund ti pregatisni shume dite perpara, dhe perseri do te ruajne shijen e tyre fantastike!





253 views0 comments

Recent Posts

See All

Commenti


bottom of page