top of page
Writer's pictureAlexander Ziso

Harapash me miell misri.

Updated: Apr 28, 2022

https://www.gastronomiashqiptare.com/ është platformë online për dashamirët e kuzhinës dhe ushqimit të shijshëm. Çdo ditë, stafi jonë ju sjellë receta të reja nga Kuzhina Shqiptare dhe ajo e huaj, receta këto të cilat ju mund t’i përgatitni lehtë në ambientin tuaj shtëpiak.

Harapash me miell misri.

Receta për Harapash me miell misri është ndër më të vjetrat tradicionale të kuzhinës shqiptare.

Ky gatim i lehtë në përgatitje është e pamundur të mos magjepsë këdo që e provon me shijen e tij.

Harapashi njihet si specialitet i të gjitha trevave shqiptare por kryesisht i Shqipërisë së Jugut.

Receta e tij është gatuar ndër shekuj sidomos gjatë muajve të ftohtë teksa shërbehej në familje e ngrohtë, e sapo dalë nga furra.

Ai shërben si një vakt i shijshëm i ngrohtë e plot aromë fanatstike që mbush gjithë shtëpinë.

Ju sugjeroj të shoqëroni Harapashin me bukë të thekur, mishra të ndryshëm të pjekur, të brendshme, byrekë të ndryshëm, sallata të freskëta etj.

Përbërësit e tij janë shumë thjeshtë dhe lehtë gjenden në kuzhinën e çdo familjeje.


Receta eshte per 5-6 persona.


Përbërësit.

4 filxhanë çaji me miell misri

6 filxhanë çaji ujë

2 filxhan çaji shëllirë

3 luge gjelle gjalpë, ose 3 luge vaj ulliri

7 lugë gjelle djathë i thërrmuar


Përgatitja.

Në një tenxhere valojmë ujin me kripë ose me shëllirë të djathi të holluar.


Hedhim gjalpin ose vajin e ullirit bashkë me miellin e misrit të situr.


I përzjejmë shpejt me një lugë druri pa ndaluar në mënyrë që të mos krijohen kokërriza.


E përzjejmë derisa masa e përftuar të shkëputet lehtë nga anët e tenxheres.


Më pas, e hedhim në tepsi të spërkatur me pak gjalpë ose vaj ulliri dhe e presim në pjesë racioni ose lugë lugë.


Gjatë shërbimit sipas dëshirës mund t’i hidhet djathë i thërrmuar u bardhë ose kaçkavall.



273 views0 comments

Recent Posts

See All

Supë magjerica

Recet e postuar nga Apostol Buzopulos Buzi Supe Magjerice Miredita te nderuar dhe respektuar miq dhe mikesha te grupit , Megjithese...

Commentaires


bottom of page