Kallamarë në skarë:
Përbërësit:
1kg kallamarë
3 speca gogozhare
4-5 lugë gjelle gogozhare
2 lugë supe uthull balsamike
1 lugë buke te grire (bukë e thekur e grirë)
3 thelpi hudhër
5 lugë gjelle vaj ulliri
kripë
1 tufë majdanoz
1 limon
sallatë mikse
Përgatitja:
Vendosim kallamarët në skarë duke i prerë në vijëza të holla ose në rondele sipas dëshirës. I pjekim duke i kthyer nga 3-4 minuta nga secila anë.
Menjëherë sapo t’i heqim nga skara i vendosim në tasin ku kemi hedhur salcën, për t’i marinuar.
I lëmë të marinohen dhe i vendosim në pjatancë. Mund të shoqërohen edhe me një sallatë mikse.
Në fund, tek tasi, nëse ka mbetur salca, shtojmë i lugë gjelle buke te grire dhe këtë masë përsëri e hedhim tek kallamarët.
Përgatitja e marinadës: Vaj ulliri, ulluth balsamike, kripë, 3 thelbi hudhër të shtypura, piper i zi, lëng limoni, lëng gogozhare, speca në kubikë të vegjël.
Комментарии