Kek i shkrift me kos.
Kjo eshte receta e embel dhe e thjeshte e kekut me kos, te cilin mund ta pasuroni me arra te therrmuara dhe fruta te tjera te thata nese deshironi.
Koha e pergatitjes: 20 Minuta.
Përbërësit:
3 gota uji me miell gruri
3 kokrra vezë
1 gotë uji sheqer
3 filxhan kafeje kos
3 filxhanë kafeje gjalpë të tretur (ose vaj ulliri)
3 lugë gjelle lëkurë limoni apo portokalli e grirë
½ e lugës së kafesë me sodë buke
Një lugë sheqer pudër
Përgatitja:
Si fillim rrihni vezët me sheqerin në një tas.
Shtoni kosin, gjalpin e tretur, lëkurën e limonit ose portokallit, dhe nese deshironi arra te thërrmuara. E gjithë masa përzihet mirë.
Sitet mielli, përzihet me pak sodë buke dhe shtohet mbi masën e përgatitur.
Brumi hidhet në një formë keku të lyer më parë me pak vaj dhe të pudrosur me miell.
Piqet në furrë përreth 35-40 minuta në 180 gradë.
Lihet të ftohet pak, hiqet nga tava dhe sipër i hidhet sheqer pudër.
Comments