Kek me erza: Recet e postuar nga Eglantina Tina Berdellima.
Eshte nje recete norvegjeze, qe ne shqip mund te perkthehet kek me ereza .
Kek me erza:
PERBERESIT:
300 gram gjalpe
300gram miell
250 gram sheqer kaf
5 veze
3luge çaji ekstrakt vanilje
3 luge çaji fryres embelsirash
1 1/2 luge çaji kanelle
1 1/2 luge çaji pluhur ginger
1 1/2 luge çaji pluhur karajfili ( nga farat e lules )
1 1/2 luge çaji kardamom
200 gram karamel ( une e bleva te gati por mund te pregatitet lehtesisht ne shtepi )
Pergatitja :
Pregatisim furren ne 180 grade .
Punojme gjalpin dhe sheqerin ne nje tas te madh derisa te kemi nje mase kremoze , pastaj shtojme vezet nje e nga nje duke perzjere mire .
Ne nje tas tjeter sitim te gjithe perberesit e tjere dhe I shtojme te tasi ku kemi gjalpin dhe sheqerin. Perzjejme me ane te nje spatule ose luge te madhe druri , derisa perzjerja te jete e nje trajtshme .
Ne nje springform ( forme pjekje me hapje ) shtrojme leter kuzhine dhe hedhim aty masen e perftuar .
Pjekim per 50 minuta ( nese fusni nje kunje dhembesh ne qender dhe del I paster athere eshte gati ) .
Pasi e nxjerrim nga furra , e leme te ftohet disa minuta dhe pastaj e ndajme ne dy pjes ne forme disku . Vendosim diskun e pare , lyejme me karamel pastaj vendosim diskun tjeter . Per ne fund mund te perdorni pana te montuar ose fruta te ndryshme .
Ju befte mire !
Comments