Perbersit:
3 kokra veze
1 filxhan kafe vaj ulliri
7 luge supe sheqer
8 luge supe miell
4 kokrra molle
1 vanilje
1 pakete me rrush te thate
me pak se nje luge kafe sode
Pergatitja:
Me pare bejme gati mollet,te cilat i qerojme dhe i grijme ne copa te vogla.Pastaj ne nje ene rrahimm fillimisht vezet dhe me pas shtojme sheqerin. Mbasi ka shkrire sheqeri hedhim vajin e ullirit e me pas hedhim miellin.
Pasi e rrahim masen mire me mixer shtojme soden dhe ne fund frutat rrushin e thate dhe mollet e grira. Masen e perftuar e hedhim ne nje tave mesatare te cilen e kemi lyer me pare me pak gjalp.
E fusim ne furre te piqet per rreth 45 minuta ne temp. 180 grade. E leme derisa te marre nje ngjyre pak si te kuqerremte.
Provojeni se eshte nje recete shume e thjeshte per tu bere dhe shume e lehte si embelsire per tu asimiluar nga organizmi. Ka nje shije shume te vecante.
Kuzhina eshte fantazi,🥣 ne ju japim ide,✨ ju vendosni imagjinaten
dhe shijen tuaj.🍽 (Aleksander Ziso)📢
Ju befte mire!
Comments