Komposto me cojot:(kungull me gjemba), (Kunguj chayote).
Përbërësit:
-2 kg kungull me gjemba (cojot), (Kunguj chayote).
-1 kg sheqer,
-1 qeskë vanilje,
Disa kokrra karafili sipar dëshirë
Pergatitja:
Kungujt lahen mirë, qërohen, priten në 4 pjesë. Hidhen në ujë të ftohtë me pak limontoz ose leng limoni në mënyrë që ato të mos ndërrojnë ngjyrën.I leme per 10 min e i heqim dhe fusim në tenxhere me ujë të valë. I lem per 5-6 min dhe i heqim e i vendosim ne tenxhere me ujë të ftohtë.
Në tenxhere të gjerë vihen kavanozat, hidhet ujë i ftohtë dhe gradualisht nxehet uji. Ndërkohë përgaditet shurupi me 1 kg sheqer, 2.5 litra ujë dhe vanilje.
Kungujt e kulluara mirë , palosen në kavanoza dhe mbi u hidhet shurupi i nxehtë. Në ç’do kavanoz vihet nga një rriskë limoni, fshihen skajet e kavanozit, mbyllen me kapak dhe zihen 20 minuta.
Kavanozat qëndrojnë në tenxhere gjersa të ftohen, pastaj fshihen dhe vendosen në vend të ftohët.
Comentários