Lakror me hithra:
Përbersit per, 4-5 persona duhen :
miell misri 2 filxhanë çaji,
hithra 1 kg,
gjizë 2 lugë gjelle,
vezë 1 kokërr,
qumësht 2 filxhanë kafeje,
yndyrë 2 filxhanë kafeje,
kripë, nenexhik.
Pergatitja:
Hithrat i lajmë mirë me ujë të ftohtë, i shtypim pak duke i mbështjellë me një pecetë që të mos na djegin, i grijmë hollë, i ziejmë e i kullojmë dhe i kaurdisim pak me vaj. Pasi i heqim nga zjarri i hedhim gjizë, qumësht, vezë, kripë, nenexhik. Në një tenxhere hedhim miellin e misrit të situr dhe me ujë të vakët, yndyrë e kripë dhe zëmë një brumë me trashësi mesatare. E shtrojmë brumin në tepsi të lyer me yndyrë dhe sipër i hedhim hithrat e përgatitura. Mbi to hedhim me dorë një shtresë mielli, të cilin e lagim me ujë, e spërkasim me yndyrë dhe e pjekim në furrë..
Kuzhina eshte fantazi,🥣 ne ju japim ide,✨ ju vendosni imagjinaten
dhe shijen tuaj.🍽 (Aleksander Ziso)📢
Ju befte mire!
Comments