top of page
Writer's pictureAlexander Ziso

Lakror me hithra dhe mjell misri:

Updated: Apr 28, 2022

https://www.gastronomiashqiptare.com/ është platformë online për dashamirët e kuzhinës dhe ushqimit të shijshëm. Çdo ditë, stafi jonë ju sjellë receta të reja nga Kuzhina Shqiptare dhe ajo e huaj, receta këto të cilat ju mund t’i përgatitni lehtë në ambientin tuaj shtëpiak.

Sot po vi me nje gatim tradicional qe ne qytetin tim te lindjes Berat e gatuajne shpesh lakrorin.

Na prezantoni dhe ju gatimet tradicionale qe gatuani me shpesh dhe ju pelqejne... e cilit qytet i perket🥗🍜🍲🥘🍚🍣🍰

Ju uroj nje jave te kendshme e gatime sa me shum 🤗🤗


Lakror me hithra dhe mjell misri:


Përbersit per, 4-5 persona duhen :

miell misri 2 filxhanë çaji,

hithra 1 kg,

gjizë 2 lugë gjelle,

vezë 1 kokërr,

qumësht 2 filxhanë kafeje,

yndyrë 2 filxhanë kafeje,

kripë, nenexhik.


Pergatitja:

Hithrat i lajmë mirë me ujë të ftohtë, i shtypim pak duke i mbështjellë me një pecetë që të mos na djegin, i grijmë hollë, i ziejmë e i kullojmë dhe i kaurdisim pak me vaj. Pasi i heqim nga zjarri i hedhim gjizë, qumësht, vezë, kripë, nenexhik. Në një tenxhere hedhim miellin e misrit të situr dhe me ujë të vakët, yndyrë e kripë dhe zëmë një brumë me trashësi mesatare. E shtrojmë brumin në tepsi të lyer me yndyrë dhe sipër i hedhim hithrat e përgatitura. Mbi to hedhim me dorë një shtresë mielli, të cilin e lagim me ujë, e spërkasim me yndyrë dhe e pjekim në furrë.



219 views0 comments

Recent Posts

See All

Supë magjerica

Recet e postuar nga Apostol Buzopulos Buzi Supe Magjerice Miredita te nderuar dhe respektuar miq dhe mikesha te grupit , Megjithese...

Comentários


bottom of page