Llokume.
Koha e pergatitjes: 15 Minuta.
Perbersit.
400 ml ujë;
400 g sheqer;
300 ml lëng portokalli;
160 g nisheste;
4 lugë lëng limoni, për t’i qitur sipër;
4 lugë nisheste;
2 lugë sheqer.
Përgatitja:
Përzieni ujin, lëngun e portokallit dhe sheqerin dhe shtoni nishestenë.
Të gjitha hidheni në tenxhere ne zarr te ult dhe vazhdimisht përzieni derisa të gjitha të dendësohen në formë pudingu.
Masën hiqeni nga zjarri dhe shtoni 4 lugë lëng limoni dhe të gjitha përzieni mirë. Pastaj hidheni në një tepsi rezistuese ndaj zjarrit dhe lini të ftohen.
Kur të ftohen, pritni në kube dhe rrotulloni çdo kub në sheqerin plur.
Comments