Makarona linguini me kungull dhe karota:
Përbërësit për 4-5 persona:
400 gr makarona
2-3 kungull cfar do lloje ngjyre qe ju keni
3-4 karota
Gjysmë qepe të kuqe
Pak selino
Kripë, piper sipas deshires
Vaj ulliri sipas deshires
Përgatitja:
Pastrojmë kungullin dhe karotën dhe i presim në fije të holla, së gjati. Grijmë imët qepën dhe e skuqim në pak vaj ulliri me selinonë. Kur qepa të jetë zbutur, shtojmë karotat dhe kungullin duke i kaurdisur. Rregullojmë shijen me kripë dhe piper. Ziejmë makaronat dhe shtojmë te tigani i perimeve pak nga lëngu i tyre. Kullojmë makaronat, i shtojmë te salca dhe i përziejmë. Sipas dëshirës hedhim majdanoz të freskët dhe djathë të grirë parmixhan.
Kuzhina eshte fantazi,🥣 ne ju japim ide,✨ ju vendosni imagjinaten
dhe shijen tuaj.🍽 (Aleksander Ziso)📢
Ju befte mire!
Comments