Makarona me spinaq dhe bizele:
- Alexander Ziso
- Nov 18, 2020
- 1 min read
Updated: Jan 26, 2021
Makarona me spinaq dhe bizele:
Përbërësit:
250 g makarona
3–4 lugë bizele
një grusht spinaq të freskët
lëng të gjysmë limoni
200 g krem qumshti (pana), (ose 3-4 lugë kos)
vaj ulliri
piper; kripë.
Përgatitja:
Zieni makaronat kulloni dhe ktheni në enë.
Shtoni kremin e qumshti, (pana), një lugë vaj, lëngun e limonit, bizelen, spinaqin, kripën dhe piperin.
Përzieni dhe shërbeni.
Kuzhina eshte fantazi,🥣 ne ju japim ide,✨ ju vendosni imagjinaten
dhe shijen tuaj.🍽 (Aleksander Ziso)📢
Ju befte mire!

Comments