top of page
Writer's pictureAlexander Ziso

Molle sheqeri:

Mollë sheqeri:

Receta e mollëve të kuqe

Për t’i përgatitur do t’ju duhen 10 mollë të vogla,të lara dhe të thara mirë,

katër filxhanë ose një kilogram sheqer,

250 gramë gjalpë,

gjysmë luge ngjyrosës të kuq ushqimi,

1 çerek filxhani uthull ose verë të bardhë dhe së fundi,

1 çerek filxhani ujë të zier.


Përgatitja

Së pari, përzieni sheqerin, gjalpin, uthullën dhe ujin e zier së bashku. Sigurohuni që të jeni duke përdorur tenxhere me fund të trashë për të parandaluar masën të ngjisë.

Së dyti, shtojini sheqerit, gjalpit, uthullës dhe ujit të zier ngjyrosësin ushqimor të kuq për t’i dhënë pamjen tunduese mollëve të sheqerit.

Së treti, uleni flakën e sobës në nivel minimal, duke i lënë kështu përbërësit të homogjenizohen me njëri-tjetrin pa ngjitur dhe pa u djegur.

Mos harroni ta përzieni vazhdimisht masën e mësipërme derisa sheqeri të jetë tretur i gjithi. Kur kjo të ndodhë, lëreni përzierjen e mësipërme për 10 minuta të tjera në zjarr ose deri sa ta shihni se ka arritur në pikën e duhur. Mos e trazoni. Temperatura ideale e tenxheres brenda duhet të jetë 150 gradë celsius.

Më pas, testojeni sheqerin e shkrirë me gjalpë, ujë të zier, ngjyrosës dhe uthull. Hidhni një lugë të vogël të masës në një tas me ujë. Nëse sheqeri forcohet menjëherë, kjo do të thotë se është gati.

Hiqeni nga zjarri dhe prisni derisa flluskat të zhduken. Merrni mollët e vogla dhe kaloni mes tyre shkopat e drurit derisa të kuptoni se keni gjetur një pikë të qëndrueshme.

Anojeni tenxheren në mënyrë që përzierja të jetë e bollshme për njërin cep. Zhyteni mollën brenda dhe filloni ta rrotulloni ngadalë, derisa e gjithë molla të jetë lyer në ngjyrë të kuqe. Largojeni mollën e lyer nga tenxherja kur të mos jetë duke pikuar më dhe zhyteni menjëherë në ujë të ftohtë me copëza akulli brenda.

Kjo shërben për të forcuar masën e sheqerit. Përdorni letër kuzhine për të vendosur mollët e përgatitura.


(Munde te perdorin ngjyra te tjera ne vend te kuqes si jeshile,roz...sipas deshires)


Këshilla

Bëjini mollët e sheqerit në të njëjtën ditë kur keni planifikuar t’i hani, duke qenë se ato kanë përgatitje të lehtë. Mbajini mollët larg diellit ose burimeve të nxehtësisë, në mënyrë që të mos shkrijë sheqeri. Paraqitini me estetikë. Për këtë mund të vini peceta të bardha në pjesën e shkopinjve që të mbrohen duart nga ngjitja. Ruajini në një vend të ftohtë. Mollët e sheqerit mund të bëhen edhe me shije të tjera.


Mollët e sheqerit janë kaq të shijshme dhe tunduese, saqë pak njerëz mund t’u rezistojnë. Pavarësisht se mund të duken të dëmshme për dhëmbët, stomaku nuk ka asnjë kundërshtim kur vjen fjala për të ëmblat mollë prej sheqeri.


Kuzhina eshte fantazi,🥣 ne ju japim ide,✨ ju vendosni imagjinaten

dhe shijen tuaj.🍽 (Aleksander Ziso)📢

Ju befte mire!





109 views0 comments

Recent Posts

See All

Supë magjerica

Recet e postuar nga Apostol Buzopulos Buzi Supe Magjerice Miredita te nderuar dhe respektuar miq dhe mikesha te grupit , Megjithese...

Comments


bottom of page