Pasta al Aleksander.
Koha e pergatitjes: 10 Minuta.
Perberesit: Per 4 persona.
500 gr linguini
12 karkaleca deti tiger, te qeruara,
12 midhje,
½ gotë vaj ulliri,
2 speca djekes ngjyra te ndryshme,
4 luge gjelle hudhra te grira ne mixer,
½ gotë verë e bardhë,
½ gotë leng peshku, ose lengun nga midhjet,
20 gr mix sallat,
1 lug chives, qepe e holle, e grire,
krip, piper, sipas deshires.
Pergatitja.
1 Ziejmë makaronat në një tenxhere me ujë dhe kripë.
2 Në një tenxhere tjetër të vendosur në zjarr hedhim vaj ulliri, hudhër, spec djegës karkalecat, krip, piper, sipas deshires dhe i skuqim pak, pa marrë ngjyrë.
3 Shtojmë midhjet dhe i lëmë për 3 minuta me kapak të mbyllur, në mënyrë që të hapen. Më pas i shuajmë me verë të bardhë.
4 Përziejmë salcën bashkë me pastën, hedhim siper pjates sallten mix dhe, chives, qepe e holle, e grire, per dekorimin, dhe pjata është gati për t’u shijuar.
Ju bëftë mirë!
Comments