Profiterola:
Përbërësit:
11 vezë,
160gr arra të bluara,
210gr sheqer,
3 rradhë çokollatë për zierje.
Kremi:
260gr sheqer,
4 rradhë çokollatë për zierje,
210gr gjalpë.
Dekorimi:
160gr çoko smoki
Përgatitja:
Përzieni mirë 11 të kuqë të vezë me sheqer, shtoni arrat e bluara, çokollatën e grimcuar, sipas dëshirës mund të shtoni dhe një ose dy lugë gjelle mjaltë. Në fund përzieni ngadal 10 të bardhët e vezëve të cilët i kemi tundur më parë. Kallëpin e lyeni mirë me gjalpë, spërkateni me miell dhe piqeni. Pasi që të piqet, tortën lëreni të ftohët, pastaj priteni në gjysmë diagonale në mënyrë që të formoni 2 kore.Kremin nga 5 vezë dhe 200 gramë sheqer duhet të ziejmë ne avull, duke e perzier pa ndërprerë. Këto kur fillojn të trashen, shtoni çokollatën e grimcuar dhe sheqerin vanile. Të gjitha perzihen mirë deri sa të shkrihet çokollata dhe largojini nga zjarri. Pasi që të ftohtet kremi, e shtoni gjalpën e zbutur. Me këtë kremë lyjeni tortën në të gjitha anët. Tortën dekorojeni me çoko smoki mbi të gjithë sipërfaqen e jashtme, por mund të dekoroni edhe sipas dëshirës.
Comments