top of page
Writer's pictureAlexander Ziso

Qahi Gjirokastrite:

Qahi Gjirokastrite:

Një recetë me shije fantastike nga duart e amvisave gjirokastrite. Përgatitet në pak hapa dhe të mrekullon me shijen dhe kombinimet e ndryshme me gatime të tjera në tryezë.


Përbërësit

1 kg miell,

kripë,

1 kg spinaq,

1 tufë qepë të njoma,

Djathë i bardhë ose gjizë sipas dëshirës (unë e kam bërë me gjizë)


Përgatitja

Qepën e njomë e skuqim.


Përgatisim brumin dhe e ndajmë në topa topa të vegjël pastaj marim tre topa i hapim të vogla i lyejmë me vaj dhe i vendosim njëra mbi tjetrën pastaj hapim një petë të madhe sa tavolina sa më shumë ta hapësh petën aq më mirë del.


Pasi i hap e lë mënjanë këtë petë, marim tre topa dhe e hap sa peta e parë , e shtron njërën nga petët në tavolinë, e lyen me vaj pastaj vendos petën tjetër sipër këtë sipër e mbledh dysh.


Spinaqin e përzien me qepën e skuqur dhe copa djathi dhe kripë, e vendos sipër petës dhe petën e mbledh sipër e spërkatim me vaj dhe e fusim në furrë me temperaturë 220 gradë.

59 views0 comments

Recent Posts

See All

Supë magjerica

Recet e postuar nga Apostol Buzopulos Buzi Supe Magjerice Miredita te nderuar dhe respektuar miq dhe mikesha te grupit , Megjithese...

Comments


bottom of page