top of page
Writer's pictureAlexander Ziso

Qofte me mish pule.

Qofte me mish pule.

Koha e pergatitjes: 30 Minuta.

Përbërësit për 4-5 persona.


400-500 gr mish pule (preferohet pjesa e gjoksit)

3 kokrra qepë

3 feta bukë

2-3 kokërr vezë

5-6 lugë gjelle miell

3 thelpinj hudhra

1 lugë gjelle majdanoz

1 lugë çaji nenexhik

1-2 lugë gjelle vaj ulliri,

Kripë, piper,


Përgatitja

Si fillim, mishin e pulës pastrojeni nga kockat dhe kalojeni për zierje derisa të zbutet.


Më pas, mishin e zierë largojeni nga tenxherja dhe grijeni përmes një thike të mprehtë shumë hollë në formën e mishit të grirë.


Në vijim, në një tas të madh bashkojmë mishin e pulës me vezën, bukën e qullur me ujë ose qumësht, kripën, piperin, nenexhikun e grirë hollë, qepët dhe hudhrat e grira hollë, miellin dhe i përzjejmë mirë derisa masa të jetë bërë homogjene.

Qoftet i ndajmë në forma të rrumbullakëta në madhësinë e një kokërr arre.

I kalojmë në miell dhe më pas i skuqim në zjarr të fortë nga të dyja anët. Nëse preferoni, mund të përgatisni edhe salca të ndryshme shtëpie për t’i shoqëruar. Mund të përgatisni salcë me domate dhe hudhra.

Mjafton të skuqni si fillim 5-6 thelpinj hudhra të shtypur me vaj ulliri , e më pas shtojini 4-5 domate të grira në rende, hidhini kripë, piper e pak spec djegës nëse preferoni dhe lëreni në zjarr derisa salca të jetë gati.

Por mund të përgatisni gjithashtu edhe salcë kosi të kombinuar me kastraveca të grirë, hudhra dhe arra të grira gjithashtu. Sipër spërkateni me pak vaj ulliri.

13 views0 comments

Recent Posts

See All

Comments


bottom of page