top of page
Writer's pictureAlexander Ziso

Qumështor.

Qumështor.

Përbërësit

1,5 litër e gjysmë qumësht

9 kokrra vezë

9 lugë miell

9 lugë sheqer

60 gramë gjalpë

Pak vanilje (sipas dëshirës)


Përgatitja

Hedhim në një tas vezët e më pas sheqerin dhe i rrahim fortë.

Më pas shtojmë, gjalpin të cilin më parë e kemi shkrirë ju këshillon që gjalpin para se ta hidhni në masën e vezëve dhe sheqerit të siguroheni që mos të jetë i nxehtë.


Më pas hedhim miellin dhe e përzjejmë fortë, pa pushim në mënyrë që mielli të mos krijojë kokërriza.


Pasi masa të jetë bërë e njëtrajtshme shtojmë qumështin dhe i përzjejmë të gjitha bashkë.


Masën siç e kemi të lëngshme e hedhim në një tepsi ose tavë qelqi, të cilën më parë e kemi lyer përmes një furçe kuzhine me pak gjalpë.


Tepsinë me qumështor ose tavën e qelqit e fusim në furrë, të cilën më parë e kemi nxehur në temperaturën 165 -170 dragë celcius.


Qumështorin e lëmë të piqet derisa pjesa e sipërfaqes së qumështorit të marrë ngjyrën e artë të pjekjes dhe masa të jetë mpiksur.


Pasi fiket furra, qumështori lihet edhe për 30 minuta në nxehtësinë e sobës.


Kuzhina eshte fantazi,🥣 ne ju japim ide,✨ ju vendosni imagjinaten

dhe shijen tuaj.🍽 (Aleksander Ziso)📢


Ju befte mire!




1,063 views0 comments

Recent Posts

See All

Supë magjerica

Recet e postuar nga Apostol Buzopulos Buzi Supe Magjerice Miredita te nderuar dhe respektuar miq dhe mikesha te grupit , Megjithese...

Comments


bottom of page