Sallatë me Pasta:
Përmbajtja:
500gr makarona
5 kokrra domate,
4 karota,
3 speca te kuq,
djathë sipas dëshirës,
ullinj sipas dëshirës,
4 qepe të njoma (ose 1 të thatë),
1 limoni,
1kastravec
Majdanoz sipas dëshirës.
Përgatitja:
Ziejmë makaronat dhe i kullojmë.
Marrim një ene ku do vendosim ushqimin. Tas i thellë. Grijmë domatet në copa më të vogla se për sallatë. Marrim kastravecin e ndajmë ne 4-tersh dhe e grijmë si për sallatë. I qërojmë karotat dhe i grijmë në copa të vogla, qepet, po ashtu edhe specat. Djathin e bardhë e blejmë të prerë në katrore ose e presim vetë në si kuti të vogla. Në perimet e grira hedhim ullinjtë dhe shtrydhim limonin. Majdanozin e lajmë dhe i presim në copa të vogla mbi perimet. Makaronat i shtojmë dhe në të njëjtën enë hedhim kripe sipas dëshirës dhe i përziejmë.
I servirim të ftohta.
Kuzhina eshte fantazi,🥣 ne ju japim ide,✨ ju vendosni imagjinaten
dhe shijen tuaj.🍽 (Aleksander Ziso)📢
Ju befte mire!
留言