top of page
Writer's pictureAlexander Ziso

Spageti me midhje, nje recete mjaft e shijshme!

Updated: Jan 26, 2021

Spageti me midhje, nje recete mjaft e shijshme!

Përbërësit për 2-3 persona:

400 gr spageti,

900 gr midhje,

500 gr domate

3 thelpinj hudhra,

2-3 luge gjelle vaj ulliri,

majdanoz,

pak spec djegës,

piper i zi,

kripë sipas dëshirës.


Përgatitja:

Pastrohen midhjet duke u hequr mustaqet dhe duke i hequr rërën që mund të kenë sipër. Pasi mbarojmë pastrimin i lëmë në ujë për rreth 15 minuta.

Në një tenxhere të thellë vëmë ujin pa kripë sepse midhjet janë goxha të kripura dhe nuk ka nevojë për kripë shtesë.

Ndërsa presim të valojë uji, në një tenxhere të cekët shtojmë vajin e ullirit dhe hudhrat. Kur hudhrat të marrin ngjyrë të verdhë i shtojmë domatet dhe i përziejmë që të mos digjen.

I shtojmë majdanozin, piperin e zi dhe specin djegës. Pastaj i shtojmë dhe midhjet

Ndërkohë uji ka valuar dhe vëmë makaronat të ziejnë duke i përzier herë pas here që të mos ngjiten. I heqim makaronat 1 ose 2 minuta para dhe pasi i kemi kulluar, i hedhim në tenxheren ku ndodhen midhjet dhe i lëmë të ziejnë pak bashkë që të marrin shije. I hedhim sipër majdanozin e mbetur duke zbukuruar pjatën.


Kuzhina eshte fantazi,🥣 ne ju japim ide,✨ ju vendosni imagjinaten

dhe shijen tuaj.🍽 (Aleksander Ziso)📢

Ju befte mire!



28 views0 comments

Recent Posts

See All

댓글


bottom of page