top of page
Writer's pictureAlexander Ziso

Yshmeri i Vlorës:

Yshmeri i Vlorës:

Kur përmendim Yshmerin, menjëherë na vjen në mendje receta fantastike e Myzeqesë që përgatitet me petë të pjekura dhe qumësht e sheqer.


Sigurisht që mënyra klasike e përgatitjes së tij është me sheqer, por qyteti i Vlorës e ka përshtatur këtë recetë tradicionale sipas shijes së tyre.


Me një ndryshim të vogël Yshmeri merr një shije fantastike dhe kënaq çdo pjesëtar të familjes suaj.


Përbërësit

Përbërësit për petët


1/5 kg miell

1/ filxhan kafeje vaj ulliri

pak kripë

800 ml ujë i vakët

pak niseshte


Përbërësit për mbushjen

2/5 l qumësht

400 gr gjalpë

7-8 kokrra vezë

kripë


Përgatitja e petëve


Nëse do ta përgatisni me petë të gatshme të pjekura atëherë do të shkurtoni kohë akoma edhe më shumë.


Hedhim miellin në tavolinë dhe e përziejmë me vaj, pak kripë e shtojmë ujin e vakët.


Nëse e shohim që brumi ka nevojë akoma për ujë mund t’i shtojmë akoma ose anasjelltas, derisa të shohim që masa të jetë e njëtrajtshme.


Brumi duhet të jetë elastik. Vendosim brumin në një enë ku e mbulojmë me një pecetë të pastër.


E lemë të pushojë përreth 20 minuta.


Më pas e ndajmë brumin në toptha të vegjël, rreth 15. Hapim një e nga një petët duke u ndihmuar nga pak niseshte që të mos ngjiten.


I thajmë petët një e nga një në fundin e një tepsisë në furrë të nxehtë 250°C.


Pastaj i heqim dhe i lemë të ftohen.


Përgatitja në tavë

Në një enë të madhe hedhim vezët dhe i rrahim mirë. Më pas shtojmë gjalpin e shkrirë e të ftohtë.


E trazojmë mirë. Më pas shtojmë edhe qumështin e ftohtë dhe kripën.


Më pas në enë shtojmë edhe petët e copëtuara. Duke treguar kujdes që petët të mos i thërrmoni plotësisht, përziejeni masën.


Pastaj në një tepsi të lyer me gjalpë hedhim masën e përgatitur. Vendosim tepsinë me yshmer të piqet në furrë të nxehtë 220°C përreth 40 minuta.


Duhet ta shohim që sipër duhet të jetë e kuqe. Më pas fikim furrën dhe lemë akoma yshmerin në furrë të kullojë.


Pastaj e nxjerrim tepsinë nga furra, e lemë të ftohet dhe e presim yshmerin në copa dhe e shërbejmë.

193 views0 comments

Recent Posts

See All

Supë magjerica

Recet e postuar nga Apostol Buzopulos Buzi Supe Magjerice Miredita te nderuar dhe respektuar miq dhe mikesha te grupit , Megjithese...

Comments


bottom of page