top of page
Writer's pictureAlexander Ziso

Akullore me shalqi.


Akullore me shalqi.

Përbërësit:

3 kg shalqi

170 gr sheqer

100 gr niseshte

kanellë pluhur

4-5 lugë qitro e sheqerosur në copa

2 -3 lugë çokollatë në copa

1-2 lugë ujë jasemini ose trëndafili


Përgatitja:


Shalqiri pastrohet nga lëkura e farat dhe kalohet në mikser për t’u bërë masë homogjene.


Kjo masë kalohet në tenxhere dhe përzihet edhe me përbërësit e tjerë, sheqerin, niseshtenë dhe lëngun e aromatizuar.


Vendoset në zjarr dhe përzihet shpesh, pasi lëngu të fillojë të ziejë ulet temperatura duke llogaritur 4 deri 5 minuta zierje.


Pasi hiqet nga zjarri hidhet kanella dhe më pas shtohen frutat e sheqerosura dhe çokollata.


Përmbajtja hidhet në një formë për puding dhe vendoset në frigorifer për disa orë.


Vendoset xhelatina në një pjatë, e cila sipas dëshirës mund të zbukurohet me lule jasemini dhe më pas shërbehet.

95 views0 comments

Recent Posts

See All

Comments


bottom of page