top of page
Writer's pictureAlexander Ziso

Kaneloni me spinaq dhe gjize.

Updated: Dec 14, 2020

Kaneloni me spinaq dhe gjize

Perberesit:

500g kaneloni ( cannelloni ) te thate ne kuti

500g gjize

1kg spinaq te fresket

650g salce beshamel

80g djath kaçkavall, te grire

1 tufe te vogel koper, dhe majtanoz te fresket, te grire

2 veze

1 qepe te zakonshme te grire

kripe dhe piper


Pergatitja:

Pastroni, lani, thani spinaqin e fresket dhe e skuqim ne nje tenxhere bashke me qepen e grire sa te paksohet uje

Sapo te jene ftohur i grini shume holle me nje thike te mprehte ose nje gjysme hene.

I rivendosni ne nje tas te madh se bashku me gjizen, vezet, kripen dhe ne fund djathin e grire kaçkavall. I trazoni mire te gjithe perberesit me nje luge druri.

I zieni kanelonit ne uje te valuar me kripe vetem per 2-3 minuta, sa te zbuten pak, i kulloni dhe i lini te ftohen.

Kur te jene ftohur filloni dhe i mbushni me perzjerjen e pergatitur me pare, duke i shtruar me radhe ne tepsi. Lini pak distance midis tyre qe te depertoje salca beshamel.

Pasi i keni shtruar te gjithe kanelonit, hidhni ne te gjithe siperfaqen salcen beshamel, duke e sperkatur me djathin e ngelur kaçkavall.

I piqni per rreth 25 me 30 min ne furren e nxehur me pare ne 180°C.


Sot do te mesojme si te gatuajme kaneloni me spinaq dhe gjize, nje pjate e pare tipike e kuzhines shtepiake Italiane. Kjo recete perfaqeson pjaten tipike te makaronave te mbushura, te pergatitur nje dite te diele ose ne ditet e festave. Kjo recete pergatitet me perberes shume te thjeshte dhe te ushqyeshem si spinaqi, gjiza, menderza, salca beshamel dhe djathi kaçkavall.

Kuzhina eshte fantazi,🥣 ne ju japim ide,✨ ju vendosni imagjinaten

dhe shijen tuaj.🍽 (Aleksander Ziso)📢

Ju befte mire!






213 views0 comments

Recent Posts

See All

Comments


bottom of page