Përbërësit për 4–6 persona:
• peta lazanjash
• 200 gr djath kackavall i grire
• 1 kg salce beshamel
Pergatitjen per salcen beshamel e gjeni: https://www.gastronomiashqiptare.com/post/salce-beshamel-la-sauce-la-bechameil
Për ragun: • 1 karotë • 1 kokërr qepë • vaj ulliri • 1 gotë qumësht • 50 gr gjalpë • kripë • piper sipas dëshirës • 500-700 gr mish i grirë viçi • lëng mishi • 250 ml domate te grira imet • 1 degë selino
Pergatitja:
Fillimisht pastrojmë dhe grijmë hollë karrotat, selinonë dhe qepën dhe të treja i skuqim në një ene me vajin e ullirit. Hedhim dhe mishin e grirë po në të njëjtin ene dhe e skuqim së bashku në zjarr të fortë për disa minuta. Pasi të jetë gati, shtojmë domatet, me pas lëngun e mishit, kripë, piper dhe i lëmë të ziejnë të gjitha në tenxhere për rreth 2 orë. E përziejmë herë pas here.
Në kohën që zien kima(ragu), përgatisim beshamelin duke pasur parasysh që për lazanjat ai duhet të jetë i hollë. Kur t’i kemi edhe kiman(ragun) edhe beshamelin gati, nxehim furrën në 160 gradë dhe fillojmë të shtrojmë lazanjat. Lyejmë me gjalpë një tavë dhe shpërndajmë në të disa lugë kima. Mbi to shtrojmë një shtresë lazanjash, pastaj një shtresë beshamel, sërish një shtresë kimë dhe i mbulojmë me një shtresë djathë të grirë. Përsërisim të njëjtën gjë për të gjitha shtresat. Në fund përziejmë kimë dhe beshamel bashkë dhe i vëmë shtresën e fundit. E pjekim për 50–60 minuta derisa të formojë një shtresë të artë. Kur të jetë gati, e heqim nga furra dhe e lëmë të ftohet mimimumi 15 minuta para se ta presim.
Ju bëftë mirë!
Comments