top of page
Writer's pictureAlexander Ziso

Spaghetti Carbonara:

Përbërësit: Për 4-5 persona:

450 gr makarona spaghetti 4 vezë 3 te verdha veze 280 gr djathë i grirë parmigiano 270 gr pancetë (ose bacon ) kripë, piper.


Përgatitja Vëmë një tenxhere me ujë në zjarr. Sapo të filloj te zjejne uij i hedhim kripë mjaftueshëm. Pas pak hedhim dhe makaronat dhe i lemë të ziejnë. Për këtë pjatë mund të përdorni dhe lloje të tjerë makaronash të gjata. Mund dhe ti provoni me noodles. Për zjerjen e makaronave lexoni etiketën por pak a shumë për 7 minuta zjejne janë nëse mjaftueshëm, por varet nga nga ju se sa i doni te zjera, per mua i dua al dente. Ndërkohë që makaronat zjejne, presim pancetën në kube te vegjël (pancetta, guanciale italisht ose përdorni bacon) dhe e hedhim ne tigan të shkrihet dhjami dhe te marrin një skuqje. Nëse nuk ka shumë pjesë dhjami, shtoni pak fare vaj.Marrim një enë qelqi dhe hedhim 4 vezët dhe të verdhen dhe i trazojmë me pirun sa ti thyejmë përmbajtjen. Më pas shtojmë djathin e grirë dhe e trazojmë sërish me pirun. Nëse masa është shumë e dendur, shtoni pak ujë nga ai ku po zihen makaronat. Ndërkohë, makaronat janë zierë, i kullojmë dhe i hedhim tek tigani me pancetën. I përziejmë mirë.Tani mund të veproni si të dëshironi, o të hidhni vezët me djathin tek makaronat, por sigurohuni qe ti hiqni nga zjarri, ose te hidhni makaronat dhe pancetënë enën që gjenden vezët.I përzieni mirë. Nëse në fundin e makaronave është e ujshme, shtoni pak djathë. Kjo shërbehet si pjatë e parë dhe kur e shërbejmë hedhim pak piper sipër.

Ju bëftë mirë:

20 views0 comments

Recent Posts

See All

Comments


bottom of page